Amfiteatri i Durresit

Amfiteatri i Durrësit

Amfiteatri i Durrësit është zbuluar në vitin 1966,nga Vangjel Toçi.Por të dhënat më të rëndësishme për ekzistencën e amfiteatrit i ka dhënë historiografi i shquar shqiptar, Marin Barleti, në shek. XVIAi është më i madhi i botës antike.Ky amfitetatër është më i madhi dhe më i rëndësishmi në Shqipëri,i cili ka një sipërfaqë mjaft të madhe në brendësi të tij.Amfiteatri është ndërtuar në fillim të shek të I të e.s.Ai ka vlera të vecanta arkitekturore dhe artistike dhe mund të krahësohet me monumentet e kësaj periudhe të Pompeit dhe Kapuas në Itali.Në kohën antike,në këtë amfitetatër gjigand,zhvilloheshin luftimet e gladiatorëve .Amfitetatër është 2700vjecar.Amfiteatri i Durresit kishte vënde për afro 20 mijë spektatorë.Ai ka forme eliptike dhe aksi i madh eshte 120 metra i gjate, ndersa ai i shkurtri eshte 101 metra i gjate.Amfiteatri i Durrësit është i ndërtuar me mure prej tulle dhe guri.Në këtë amfiteatër janë zbuluar shumë objekte me vlerë të madhe arkeologjike

Sapo futesh në portën kryesore të amfitetatrit,një barrakë e vogël është vendosur në një kënd.Sipër kjoskës është shkruar me shkronja të mëdha:BILETARIA.Brënda në kjoskë qëndron një grua,e cila është e ngarkuara për të prituar këdo që vjen të vizitojë dhe të shuajë kureshtjen e vet,në lidhje me historinë e lashtë të amfitetarit.Për të bërë një vizitë në amfitetatër shuma që duhet të paguash është 50lek të reja.Në krah të kjoskës ndodhet një tabelë e madhe e cila ka pamjen e amfitetatrit dhe poshtë fotos tregohet historia e lashtë e këtij amfitetatri në dy gjuhë:në shqip dhe në anglisht.Kjo tabelë luan një rol të rëndësishëm,për të gjithë ata persona të cilën nuk e njohin mirë historinë e amfitetatrit.Në krah të majtë të tabelës,ku është shkruar historia e përmbledhur e amfiteatrit,ndodhen shkallët,të cilat të cojnë në brëndësi të amfiteatrit.

Sapo zbret shkallet gjëndesh në një tynel pothuajse të errët,i ndërtuar me gurë,që pëe shkak të lashtësisë disa qindra vjecare,mban erë lagështirë.Tynelet në këtë amfitetatër kanë histori të jashtëzakonshme,sepse në shumë prej tyre për shkak të gërmimeve janë gjetur shumë oblekte antike me një vlerë të rrallë për kulturën shqipëtare.Tynelet pasonjë njëri-tjetrin,dhe në disa prej tyre ndodhen disa vrima të thella dhe të errëta.Sapo del nga njëri tynel,futesh në arenën e madhe të amfitetatrit,e cila është me të vërtetë gjigande.Kur gjendesh në mes të kësa bukurie,përpiqesh të përfytyrosh gjithcka që ka ndodhur në arenën e amfitetatrit qindra vite më parë.Përpiqesh të imagjinosh veten të ulur në një nga stolat e amfiteatrit,në mes të qindra njerëzve,duke parë një nga luftimet e gladiatorëve.Sa emocionuese është një gjë e tillë….Pasi zbret shkallët që të nxjeerin në arenën e madhe të amfiteatrit,një tjetër tynel i madh të del përpara.Një tjetër tynel,i cili mbart një pjesë të historisë së këtij amfiteatri madhështor.

Pëe të vizituar të gjithë amfiteatrin do të duheshin orë të tëra,pasi sipërfaqja e tij është vërtetë e madhe dhe shume e bukur.Për restaurimin e këtij amfiteatri janë dhënë 5 milionë euro në vitin 2008,pasi ky është një vend që mund t’i sjellë shumë të ardhura qytetit të durrësit.Por gruaja,e cila ka kohë që punon tek kjoska ku shiten biletat për të vizituar amfiteatrin thotë se në përgjithësi turistët janë të paktë në këtë.Interesi për këtë amfiteatër gjigand,nuk është më a ii dikurshi.Njerëzit që vijnë vizitojnë teatrin,sipas saj,janë të paktë.Mendoj se një ndër arsyet pse njerëzit nuk e vizitojnë më aq shumë amfiteatrin gjigand të Durrësit është se ka rënë interesi i njerëzve për kulturën.Grupmoshat të cilët vizitojnë më shesh amfiteatrin janë nxënësit e shkollave 8-vjecare,shprehet biletashitësja.

Bukuria,historia e mrekullueshme e një populli dhe madhështia e këtij amfiteatri janë lënë në harresë nga njërëzit dhe aq më tepër nga të rinjtë të cilët janë të më prirur të shkojnë kafeve sesa të vizitojnë këtë bukuri të rralë të vëndit tonë.Një bukuri që bart brënda saj një histori që ia vlen ta dëgjosh dhe të mësosh shumë më tepëe nga cdi për historinë e këtij amfiteatri madhështor,i cili është dhe më i vjetri në Ballkan…

About these ads

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: